Sport

Bayern Muncheni fiton edhe duelin kthyes ndaj Chelseas dhe kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 22:51 | 08 August 2020

Bayern Muncheni e ka fituar edhe ndeshjen kthyese ndaj Chelseas me rezultat 4-1, dhe ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Allianz Arena’, golat për ‘bavarezët’ i realizuan Robert Lewandowski 2x (10’) dhe (84’), Ivan Perisic (24’) dhe Corentin Tolisso (76’), ndërsa golin e vetëm për ‘Blutë’ nga Londra e shënoi Tammy Abraham (44’).

Me rezultat të përgjithshëm 7-1, Bayern Muncheni prenë biletën për në fazën tjetër të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Në çerekfinale Bayerni do të luaj me Barcelonën që sonte ka eliminuar Napolin me rezultat të përgjithshëm 4-2./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera