Sport

Bayern Muncheni fiton bindshëm ndaj Schalkes

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 25 January 2020

Bayern Muncheni ka shënuar fitore të thellë 5-0 ndaj Schalkes, në duelin e zhvilluar në kuadër të javës 19-të në Bundesligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ të besuarit e Hans-Dieter Flick arkëtuan pikët e plota.

Golat për ‘Bavarezët’ i realizuan Robret Lewandowski, Thomas Muller, Leon Goretzka, Thiago Alcantara dhe Serge Gnabry.

Pas kësaj fitoreje Bayern Muncheni renditet i dyti me 39 pikë, ndërsa Schalke mbetet e 5-ta me 33 pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera