Sport

Bayern Muncheni e ‘shkatërron’ Chelsean midis ‘Stamford Bridge’ (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 25 February 2020

Bayern Muncheni e ka fituar si mysafir duelin e parë ndaj Chelseas me rezultat 3-0, në takimin e zhvilluar në kuadër të 1/8 se finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bavarezët’ i kanë ‘shkatërruar’ londinezët midis ‘Stamford Bridge’, duke i shënuar plotë tre gola në cilësinë e mysafirit.

Golat për skuadrën e Bayernit i kanë realizuar Gnabry 2x dhe Robert Lewandowski.

-Advertisement-

Me këtë rezultat skuadra gjermane është një hap larg çerekfinales së garës më prestigjioze për klube në botë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tri javë në ‘Allianz Arena’./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera