Sport

Bayern Muncheni e mposhtë Dynamo Kyivin

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 23 November 2021

Skuadra e Bayern Munchenit e ka regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Bavarezët’ kësaj radhe e kanë mposhtur në udhëtim Dynamo Kyivin me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të Grupit E.

Në takimin e zhvilluar në ‘NSC Olimpiyskiy Stadium’ në Kiev, golat për mysafirët i realizuan Robert Lewandowski (14’) dhe  Kingsley Coman (42’), kurse golin e vetëm për vendasit e shënoi Denys Garmash (70’).

Me këtë fitore Bayern Muncheni ‘blindon’ pozitën e parë në Grupin E me 15 pikë, kurse Dynamo Kyiv mbetet i fundit me vetëm 1 pikë.

Bayern Muncheni tri javë më parë e ka siguruar kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, kurse Dynamo Kyiv tashmë edhe matematikisht është eliminuar.

Ndeshjen e fundit ‘Bavarezët’ e luajnë pas dy jave ndaj Barcelonës në ‘Allianz Arnea’, kurse Dynamo Kyiv luan në udhëtim te Benfica./Gazeta inFokus/

 

Të tjera