Sport

Bayern Munchen bëhët gati për “goditjen” e radhës, gjermanët tentojnë mesfushorin e Manchester City

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 08 April 2019

Bayern Muncheni deri tani ka bërë dy goditje të mëdha në mbrojtje me Lucas Hernandez dhe Pavard, që i kanë kushtuar jo pak bavarezëve.

Por, tashmë ata bëhen gati që të bëjnë për vet gjermanin Ilkai Gyndogan.  28-vjeçarit i mbaron kontrata me Manchester Cityn në vitin 2020 dhe nuk është i gatshëm ta rinovojë atë.

Sipas mediave gjermane, Bayerni ka vënë në punë planin për ta marrë gjermanin në vendlindje. Ai nuk po gjen hapësira të mëdha dhe nuk luan aspak, pasi konkurrenca është e madhe te Siti.

-Advertisement-

Bayerni është gati të japë shumën, të cilën City kërkon, e cila nuk pritet të jetë e lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera