Sport

Bayern kërkon super sulmuesin e talentuar të Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 18 May 2018

Bayern Munchen hidhet në sulm për Rhian Brewster. Roli i tij është sulmues, është 18-vjeç dhe është pjesë e akademisë së Liverpool.

Në 2017, sulmuesi anglez shënoi 7 gola në Botërorin U-17 duke i dhënë trofeun Anglisë.

Interes për Brewster kanë shprehur edhe Borussia M’Gladbah dhe Leipzig, por Bayern është favorit në këtë betejë merkatoje me dy skuadrat e tjera të Bundesligës.

-Advertisement-

Por, ka një problem dhe ai quhet Liverpool.


Jurgen Klopp nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e talentit anglez dhe ka gati rinovimin me Brewster. Në rast se palët bien dakord për zgjatjen e kontratës me 1 vit, sulmuesi 18-vjeçar nuk do të ketë as shansin për të biseduar me klubet jashtë Premier League. Pra gjithçka varet nga Klopp dhe këmbëngulja e tij për të mbajtur sulmuesin anglez edhe për 1 vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera