Batusha flet për dialogun: BE-ja ka standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për Serbinë

Autori: Gazeta inFokus
23:20 | 24 May 2023
Deputeti i LVV-së, Agon Batusha ka vlerësuar se Bashkimi Evropian ka standarde të dyfishta për Serbinë, duke thënë se Beogradi nuk ka zbatuar asnjë pikë të marrëveshjeve me Kosovën, të arritura në Bruksel dhe Ohër.
Siç tha ai, ndërmjetësi duhet të jetë neutral dhe t’i trajtojë të dyja palët në mënyrë të barabartë.
“Ndërmjetësuesi duhet të jetë neutral dhe të trajtojë barabartë të dyja palët. Barabartë në tavolinë dhe barabartë edhe në rastet kur iu kërkohet të bëjnë zbatime të marrëveshjeve. Serbia nuk ka zbatuar asnjë prej pikave, madje i ka thyer qysh në fillim të herës 8 pika nga Marrëveshja e Ohrit dhe nuk kemi pa ndonjë deklaratë serioze nga BE-ja dhe kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e BE-së si ndërmjetësues, sepse ai duhet të jetë palë e barabartë ku të dy palët i besojnë këtij ndërmjetësuesi i cili e lehtëson procesin. Dhe ne kemi pa që në rast se Kosova ka hezitim në ndonjë pikë, kemi pa deklarata të ashpra nga z. Borrell, por kur Serbia bën shkelje të hapura të kësaj marrëveshje duke cenuar territorin e Kosovës, duke kërcënuar me luftë sepse mobilizimi ushtarak nuk do të thotë asgjë tjetër, BE thotë se po mbajmë shënim. Duhet të kemi deklarata serioze, hapa konkretë për mbarëvajtjen e dialogut e jo të mbahet shënim”, tha ai.
Sipas tij, BE-ja mund të kërcënojë privatisht Serbinë me sanksione, por qasja publike e BE-së duhet të jetë e barabartë për të dyja palët.
“BE nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Nëse thua qe do të ketë sanksione, duhet të ketë sanksione. Kërcënime për sanksione nuk duhet të ketë vetëm për njërën palë, se në prapavijë ndoshta i kanë bërë presion edhe Serbisë që do të ketë sanksione, por dallon kur ta bën publikisht dhe dallon privatisht. Ne nuk e dimë çka bisedojnë me Serbinë por qasja publike dhe qasja që thuhet në publik duhet të jetë e barabartë për të dyja palët. Ne dëshirojmë të gjithë të anëtarësohemi në BE por ajo oborrin e vet duhet ta menaxhojë më së miri. Deri sot po shohim që ka një qasje të vobektë”, deklaroi Batusha në Tëvë 1.
“Ne e kuptojmë që BE dëshiron ta shohë Serbinë të shkëputur nga Rusia, sepse kjo është edhe gjeopolitikë, nuk bëhen vetëm marrëveshje ndër-rajonale por edhe gjeopolitikë. Rusia, vëllau i madh i Serbisë është në telashe të mëdha në Ukrainë, momentalisht është dobët shumë dhe nuk do të këndellet edhe për një kohë të gjatë. Serbia ka fillu të ketë qasje te Kina, të ofrohet te Kina. Dhe BE-ja natyrisht dëshiron ta ketë afër vetes Serbinë sepse është në oborrin e saj por qasja që kanë zgjedh ta ofrojnë është gabim. Serbia po blen kohë vetëm që të gjejë një zgjidhje çka të bëjë”, u shpreh ai.

Të tjera
-
Shpërthen zja*rr në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, s’ka të lënduar
Në afërsi të ish-hekurudhave në Prizren, hapësira mes rrugëve “Wesley Clark” ...
-
Gashi: Vendosja e votimit në mënyrë arbitrare, antikushtetues dhe cenim i demokracisë
Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi ka ripotencuar edhe një herë aktgjyki...
-
Një i lënduar nga rra*hja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mi...
-
Përleshje fizike mes shqiptarëve dhe serbëve në veri
Një përleshje fizike mes disa personave shqiptarë e serbë, ka ndodhur sot në ...
-
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiq paralajmëron arrestime të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka akuzuar të dielën studentët prote...
-
Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvend...
-
Iu ndërpre fjala tri deputeteve, Deliu-Kodra: Në vend të fjalës, dëgjuam urdhëra, kjo s’është demokraci
Gjatë seancës së sotme konstituive, deputeteve Vlora Çitakut, Hykmete Bajrami...
-
Po udhëtonte drejt Greqisë, policia shqiptare kap 65 vjeçaren me 25 mijë euro të padeklaruara
Një grua është kapur me 25 mijë euro të padeklaruara nga Policia e Shqipërisë...
-
Murati: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar pjesëmarrjen në votim
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar partitë tjera ...
-
Ky është momenti kur Dehari i kërkoi sigurimit t’i ndërpres Çitakut fjalimin
Gjatë seancës së sotme në tentativë për konstituimin e legjislaturës së re të...
-
Miftaraj: VV dhe Albin Kurti haptazi kanë kapur Kuvendin e Kosovës
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj vep...
-
Arbreshë Krasniqi: Kosova është përtej qëndrimeve individuale, është më shumë se 120 deputetë
Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi ka folur për media pas ...