Lajme

Batusha: Arrestimi ynë për qëllime politike

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 23 August 2017

Adea Batusha, aktiviste e Lëvizjes  Vetëvendosje e sapo liruara nga arresti shtëpiak, ka thënë sot në një konferencë për media se arrestimi dhe mbajtja ne arrest shtëpiak dhe paraburgim e saj dhe 3 aktivistëve të tjerë të Vetëvendosjes ishte proces i montuar.

“ Me një rast i cili ka shkelje flagrante ligjore dhe është kryekëput politik, sikur procesi dhe vendimet e gjykatës janë politike tregon se gjykata ka pas bazë për të na liruar nga fillimi por nuk e ka bërë këtë për arsye politike”, transmeton Infokusi.com

Batusha ka thënë gjithashtu se ky është proces i vonuar plotë një vit

-Advertisement-

“Dje në seancën tonë gjyqësore të procesit të montuar ndaj meje dhe aktivistëve të tjerë u morr vendimi për lirimin tone. Ky vendim është i vonuar plotë një vit dhe dëshmitarët kanë konfirmuar se ky proces dhe deklaratat e tyre kanë qenë të montuara”, transmeton Infokusi.com

Ajo ka premtuar se do të punojnë deri të zbardhjen e drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharit

“Ne nuk do të ndalemi derisa përgjegjësit e montimit dhe vdekjes së Astrit Deharit të përfundojnë në burg”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera