Lajme

Baton Haxhiu: Kurti nuk ka shans ta zgjedhë Osmanin president

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 20 January 2021

Gazetari Baton Haxhiu, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kreu i VV’së, Albin Kurti, nuk ka shanse ta zgjedhë Osmanin president.

Sipas Haxhiut brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy palë zgjedhje të reja, shkruan Express.

“Brenda një kohe të shkurtër do të kemi dy parë zgjedhje të reja. Kjo sepse nuk beso se mund të zgjedhet presidenti në afatin e caktuar. E përfaqësues i tij do të jetë kryetari i Kuvendit”, është shprehur Haxhiu.

-Advertisement-

“Asnjë shancë nuk ka që Kurti ta zgjedhë Osmanin president”.

Ai gjithashtu tha edhe një prognozë për rezultatin e zgjedhjeve që do të mbahen me 14 shkurt.

“Unë besoj që VV’ja është e para. Nuk mund ta përkthejë në mandate, sepse nuk e dimë nëse Nisma psh. do ta kalojë pragun”, ka thënë Haxhiu.

“37-38% Vetëvendosje. PDK’ja e dyta me 24%. LDK’ja do të jetë 20%+. Për AAK’në nuk mund të flas”, shtoi Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera