Baton Haxhiu: Edi Rama, shpëtimtari i vetëm i Kosovës në këtë moment

Autori: Gazeta inFokus
23:09 | 13 June 2023
Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu gjykon se Kryeministri Edi Rama i ka dhënë Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti 72 orë frymëmarrje politike përpara se BE dhe SHBA të aplikojnë sanksionet nëse nuk qetësohet situata në veri të Kosovës.
Në një lidhje me Skype për emisionin Opinion në Tv Klan, Baton Haxhiu u shpreh se Kosova dhe Kryeministri Kurti janë aktualisht përpara sanksioneve.
“Ka 2-3 ditë që ka komunikim mes Kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit. Dhe kjo që deshi z.Rama edhe kur e propozoi draftin, deshi frymëmarrje politike për Albin Kurtin. Kjo frymëmarrje politike i dha atij 72 orë që të përqafojë deeskalimin e cila është A-ja e asaj që ai duhet të ndërmarrë.
Z.Kurti dhe Kosova janë para sanksioneve dhe sanksionet janë gati të shkruara, së pari vijnë nga BE dhe pastaj nga SHBA. Ekzistojnë të gjitha të shkruara. Vetëm pritet momenti që të hyjnë në fuqi. Problemi kryesor për ata të cilët e dinë që janë sanksione, ato vështirë të kthehen mbrapsht dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë.
E para, për të ndërgjegjësuar qeverinë, e dyta për të vetëdijësuar qytetarët se kë duhet të votojnë, e treta tregon për shqiptarët e Kosovës se në një moment politik të saj janë mosmirënjohës për atë që bashkësia ndërkombëtare ka bërë. Ky moment i takon dhe krejt Kosovës. A duhet të sanksionohet Kurti si Kryeministër”.
Baton Haxhiu beson se Kryeministri Edi Rama është aktualisht i vetmi person që mund të shpëtojë, sipas tij, Kosovën në këtë situatë që ndodhet.
Sipas Haxhiut, vendimi i Ramës për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë është marrë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.
“Nuk bëhet asnjë gjë pa konsultimin ndërkombëtar. Rama ka 2 adresa, një SHBA dhe dy Brukseli. Sot në orët e paradites ka bashkëbiseduar me Borrell për të fituar kohë me z.Kurti. I vetmi shpëtimtar në këtë moment i shqiptarëve të Kosovës, është Edi Rama. Në këtë moment është shpëtimtari i vetëm për arsye se nuk ka adresë Kosova tjetër. Nuk ka më dialog. Ka vetëm nënshkrim”, u shpreh Baton Haxhiu.

Të tjera
-
Çitaku: Rritja e numrit të njohjeve, jetike për konsolidimin e pozitës së Kosovës në skenën globale
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se njohja nga Suda...
-
Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten...
-
Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera
Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për nj...
-
Bie çmimi i naftës, por pse takstitë ende po vazhdojnë me çmimore të shtrenjtë
Që 3 vite nisja nga çdo lokacion brenda Prishtinës fillon nga 2 euro, shkruan...
-
Haradinaj mirëpret njohjen e Kosovës nga Sudani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kos...
-
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Osmanit: Vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, është ai që e ka njoftuar sot pres...
-
Vd*s gazetari i “Rilindjes”, Beqir Shkreli
Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe inte...
-
Diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e t...
-
Sudani e njeh shtetin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dh...
-
Bëhen homazhe për dëshmorët dhe martirët e rënë në Tërstenik dhe Negroc
Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Tërstenik dh...
-
Izraeli thotë se do të zgjerojë ofensivën e tij në pjesën më të madhe të Gazës
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka njoftuar se ushtria e tij së shpejti do të...
-
Tërnava i viziton punimet e xhamisë së re te Merqezi në Podujevë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkë...