Lajme

Baton Haxhiu e “zbulon” se kur do të formohet Qeveria e re

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 09 April 2020

Gazetari Baton Haxhiu ka theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re.

Ai në një intervistë në T7, ka theksuar se javës tjetër mund ta kemi qeverinë e re.“Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka theksuar Haxhiu, raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Sipas Haxhiut nëse brenda 15 ditësh Vetëvendosje nuk kthen përgjigje për mandatarin, atëherë presidenti të drejtën e mabdatarit do t’i jap LDK-së.

Sipas tij, nëse partia tjetër brenda 10 ditësh nuk e formon qeverinë, atëherë brenda 45 ditësh vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ndryshe, Kurti sot tha se pas pandemisë vendi shkon në zgjedhje, duke thënë se nuk mund të formohet qeveri e re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera