Auto&Tech

Bateria e Huawei Mate 10 karikohet për 1.2 orë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 25 December 2017

Në të shumtën e rasteve, kapaciteti i baterisë së smartfonave ende sillet rreth 3,000 mAh. Megjithatë, kompania e njohur kineze Huawei planifikon që të veçohet nga konkurrenca me serinë e saj Mate 10.

Problemi i baterive me kapacitet të tillë ka të bëjë me atë se kërkohet shumë kohë për t’u karikuar deri në total, madje edhe përmes veçorisë për karikim të shpejtë – Fast Charging, transmeton Koha.net. Megjithatë, ky nuk është problemi – së paku kur është fjala për serinë Mate 10.

Testin të cilin e ka bërë Phandroid, tregon se bateria e smartfonit Mate 10 Pro prej 4,000 mAh nga 0 deri në 100 për qind mund të karikohet për 1 orë e 20 minuta. Phandroid thekson se modelit OnePlus 5T me bateri prej 3,300 mAh i është dashur më shumë kohë që të karikohet.

-Advertisement-

Google Pixel 2 XL për t’u karikuar deri në total i është dashur 2 orë e 43 minuta, ndërsa Galaxy Note 8 është karikuar për 1 orë e 47 minuta. Kjo nuk do të thotë se telefonat e tjerë janë “më keq”, por shpejtësia e karikimit të baterisë te Mate 10/Mate 10 Pro mund të jetë faktor i konsideruar nga përdoruesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera