Sport

Batatina zbulon se çka i tha lojtarëve pas pjesës së parë, ka disa fjalë befasuese për Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 21 November 2021

Skuadra e Llapit e ka mposhtur bindshëm Ballkanin me rezultat 4-1, në takimin e vlefshëm për xhiron e 14-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka zbuluar fjalët që i’a ka thënë futbollistëve të tij për pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë luajtëm jo mirë, nuk e luajtëm atë lojë që e dua si trajner dhe pjesën e dytë u thashë lojtarëve që duhet ta ndryshojmë komplet strategjinë e lojës nëse duam t’i arkëtojmë tri pikë. Edhe me Prishtinën e kanë përcaktua ndeshjen zëvendësimet, trajneri nuk është vetëm me mbajtë stërvitje, trajneri tregohet edhe në lojë’, tha fillimisht Batatina.

-Advertisement-

Me pas ai deklaroi se Ballkani është petull e shumë e hollë për Llapin, duke shtuar se sot Llapi ka vërtetuar që mund të luftoj për titul.

‘Kur kam arrit me e mposhtë Prishtinën në minutat shtesë, Ballkani mendoj që është petull shumë e hollë për Llapin, dhe sot vërtetuam që mund të luftojmë për kreun e tabelës, kampioni është i gjatë, ne do shkojmë nga ndeshja në ndeshje”, tha Batatina pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Llapi është ngritur në pozitën e katërt me 21 pikë, kurse Ballkani mbetet i treti me 24 sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera