Sport

Batatina tregon se si e mposhti Trepçën ‘89, gjithashtu ‘kërcenon’ Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 25 April 2021

Skuadra e Llapit ka marrë një fitore shumë të madhe në shtëpi ndaj Trepçës ‘89 me rezultat 2-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 30-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, golat për llapjanët i shënuan Ardit Preposhi dhe Valmir Veliu, kurse për mysafirët realizoi Muharrem Jashari.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ka treguar se si e kap përgatitur ekipin për ta mposhtur Trepçën ‘89.

Tutje ai ka paralajmëruar Ballkanin se në javën e ardhshme do të udhëtojnë në Suharekë për rezultat pozitv.

“E kemi ditur që nuk e kemi lehtë kundër Trepcës ’89 duke e ditur faktin që kam pasur katër mungesa të lojtarëve titutallë dhe ta fitosh ndeshjen kundër 89-shit pa katër lojtarë nuk është e lehtë. Si trajner kam bërë ndryshime në skemë, por kam punuar gjatë tërë javës me këtë formacion që të përballemi kundër 89-shit. E kemi blinduar pozitën e pestë, kemi luajtur mençur. Ndeshjen e radhës do të udhëtojmë për rezultat të mirë kundër Ballkanit sepse jemi të kompletuar”, tha Batatina pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Llapi renditet i pesti me 39 pikë./Gazeta inFokus/

Të tjera