Sport

Batatina tregon se a do të pranonte të bëhej trajner i kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 16 November 2020

Kombëtarja e Kosovës ka 10 ndeshje që nuk ka shënuar fitore.

“Dardanët” mbrëmë u mposhtën edhe nga Sllovenia me rezultat 2:1.

Pas këtyre rezultateve të dobëta, pozita e trajnerit, Bernard Challandes është lëkundur.

-Advertisement-

Analistë e tifozë të shumtë kanë kërkuar shkarkimin e teknikut zviceran.

Për të folur rreth gjendjes aktuale të Kosovës, Indeksonline ka kontaktuar trajnerin e KF Llapit, Tahir Batatina.

Trajneri i Llapit beson se në kombëtare është duke munguar një dorë e hekurt.

“Kosovës dhe këtyre lojtarëve po i mungon një frymë e re brenda në skuadër, ku mundet me mbizotru lidershipi dhe menaxhimi i lojtarëve, ku duhet një dorë e hekurt të vijë dhe të kthej një frymë të re dhe një mentalitet fitues, këtë e ka humb kombëtarja jonë. Në kombëtare duhet me qenë së pari lider dhe pastaj menaxher i mirë dhe një staf i kompletuar ku janë të ndara detyrat e secilit dhe të analizohen më shumë kombëtaret kundërshtare, sepse ky duhet të jetë qëllimi sepse në kombëtare nuk ka kohë trajneri me i mësu lojtarët sepse ata janë të gatshëm por duhet t’i komponoj mirë dhe ta rikthej një kombëtare me një agresivitet të lart dhe të vrapojnë më shumë në fushë dhe duhet ta dinë se fanella e kombëtares dallon nga fanellat e skuadrave ku luajnë”, u shprehë Batatina.

Tutje, Batatina tregoj se nëse do të bëhej në të ardhmen trajner i Kosovës nëse i vjen mundësia.

“As një herë nuk ju kam frikësuar sfidave dhe as nuk ju frikësohem përgjegjësive për të bërë diçka madhore për shtetin dhe kombëtaren tonë por një gjë e di se maksimumin nga çdo lojtarë javë kisha marrë që të mbrohet me nder dhe krenari fanella e kombëtares. Ne kemi super skuadër, super djem në kombëtare dhe duhet të jemi shembull si shteti jonë i afërt që dikur ishim një shtet bashkë që për një kohë të shkurtër arriti nën-kampion i botës duke qenë pretendent për kampion, pra Kroacia. Nuk duhet të gjejmë arsyetime se jemi të ri sepse që 100 vite luajmë futboll dhe kanë dal emra e emra nga ky vend nuk ka kohë për arsyetime por duhet t’i qasemi punës me zemër dhe shpirt duke i lënë interesat e ngushta dhe duke e parë kombëtaren para çdo gjëje”, përfundoj Batatina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera