Batatina tregon pse luajti me ekipën e dytë ndaj Feronikelit, flet edhe për objektivin madhor të Llapit
Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 04 April 2021
Llapi ka pësuar humbje me rezultat të thellë ndaj Feronikelit në kuadër të xhiros së 27-të dhe ka bërë hapa prapa në klasifikim.
‘Legjendat’ u mposhtën me rezultat të thellë 4-0 nga Feronikeli në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.
Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, pas ndeshjes tregoi arsyet përse skuadra e tij humbi me rezultat të thellë në këtë përballje.
“Pjesën e parë kemi dominuar gjatë gjithë kohës, në pjesën e parë kemi pasur dy raste të 100% që t’i realizonim dy gola dhe të ishim shumë të qetë. Për shkak të kushteve që janë në teren nuk kam udhëtuar me gjithë ekipin për shkak se vëmendja është në ndeshjen gjysmëfinale kundër Prishtinës. Djemtë e dhanë maksimumin edhe pse nuk është dashur t’i pranonim 4 gola për ndeshjen që kemi bërë”, deklaroi fillimisht Batatina.
Ai më pas ka folur gjithashtu edhe për objektivin madhor të Llapit këtë edicion.
“Objektivi jonë është Kupa e Kosovës. Emri i Prishtinës është i madh, e dijë që Prishtina ka super skuadër dhe është skuadër shumë e fortë. I dimi pikat e forta dhe te dobëta të Prishtinës. Do ta japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv ne ndeshjen e parë që të mundomi që ndeshjen e dytë të kalojmë në finale. Besoj në skuadrën time, kam një skuadër që e duan Evropën. Por, gjithmonë duhet vlerësuar Prishtina. Përparësia jonë është se fokusi është vetëm në kupë, kurse Prishtina është duke luftuar në dy frone”, përfundon Batatina.
Llapi mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 33 pikë.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...