Sport

Batatina: Prapa suksesit te Llapit, fshehën Bielsa dhe Guardiola

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 24 November 2021

Gjashtë fitore dhe një barazim, ky është rezultati i F.C Llapi-t në shtatë ndeshjet e fundit.

Që nga 3 tetori, llapjanët kanë shënuar 16 gola dhe kanë pësuar pesë të tillë, derisa arkëtuan 18 pikë duke u futur edhe njëherë në objektivat e klubit që janë kreu i tabelës dhe dalja në Evropë.

Trajneri llapjan Tahir Batatina ka një rrëfim interesant për suksesin e tij.

-Advertisement-

”Mësimi është kapitull jetësor që nuk përfundon kurrë. Aktualisht po mësoj nga më të mirët, planprogrami të cilin e aplikon F.C. Llapi bazohet në planprogramet e krijuara nga Marcelo Bielsa dhe Pep Guardiola”.

Batatina thekson se e ka ndryshuar sistemin dhe përmbajtjen e stërvitjeve që ta krijoj një llap më të rrezikshëm.

”Shumica e stërvitjeve përbëhen nga lojëra me një apo dy takime në të gjitha repartet. Sot e patëm një seancë të tillë brenda së cilës lojtari i vetëm që pati lirinë ta shprehë kreativitetin e tij me më shumë prekje dhe driblime ishte mesfushori bartës i lojës”.

”Fc Llapi” nuk e nisi sezonin në formën më të mirë këtë edicion, por megjithëse nuk ishte favorit e demoloi “Ballkanin” e Suharekës me një rikthim sepktakolar 4-1 në Merdarë. Në fundin e ndeshjes Batatina e quajti “petull të hollë” F.C Ballkanin, ekip nga i cili në ndeshjen e parë u mposht 2-0.

”Presingu ne pjesën e kundërshtarit dhe ruajtja e topit ne posedim e vulosën atë ndeshje. Nga planprogrami me të cilin po punoj për mua ka qene e rëndësishme pjesa e presingut te lartë të cilin edhe e aplikova me dy qendër sulmues, dy mesfushorët e krahut dhe një nga mesfushorët ofanziv  ku krijuam  avantazh numerik ne fazën e sulmit, siç edhe vërehet ne 2 golat e realizuar nga skuadra ime”.

Ndeshjet si ajo me F.C Ballkanin pritet të përsëriten javëve në vazhdim sipas Batatinës.

”Do ta shihni një llap të rrezikshëm dhe spektakular në vazhdim”.

Se a do ta shndërroj F.C. Llapin në një “Kataloni” të vogël ajo mbetet të shihet. Me 21 pikë  aktualisht klubi llapjan është vetëm katër pikë larg kreut dhe brenda objektivave që i kishin në fillim të sezonit.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera