Sport

Batatina i kundërpërgjigjet Sermaxhajt, i cili tha se Llapi do ta ‘shëtis’ sheshin evropian të ‘Zahir Pajazitit’

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 29 October 2020

Analisti i njohur kosovar, Genc Sermaxhaj, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook ka analizuar fazën e parë të kampionatit elitar në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.

Sermaxhaj ka dhënë mendimet e tij për të gjitha skuadrat pas 9-të xhirove të zhvilluara, ndërsa për Llapin ka deklaruar se do ta shëtis sheshin evropian të ‘Zahir Pajazitit’.

“Llapi sigurt do të ‘shëtis’ në sheshin evropian të Zahir Pajazitit”, ka shkruar Sermaxhaj në facebook.

-Advertisement-

Lidhur më këtë deklaratë të 31 vjeçarit Gazeta inFokus ka kontaktuar me trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.

Tekniku llapjan ka thënë se nuk merret me Sermaxhajn, pasi nuk është i nivelit të tij dhe se ai nuk ka udhëhequr ndonjë skuadër.

Tutje Batatina ka deklaruar se analisti kosovar ka mbetë në kohën kur ka hëngër burek dhe ka shku në ndeshje.

“Nuk është i nivelit tim të merrem me të, sepse nuk ka udhëheq ndonjë skuadër për ta analizuar skuadrën time dhe skuadrat e Superligës, sidomos tash se si ka ndryshuar futbolli. Ai ka mbet me kohen kur ka hëngër burek dhe ka shku në ndeshje. Respekt për të, por ai analist i mirë asnjëherë nuk do të bëhet”, ka deklaruar Batatina për Gazetën inFokus.

Llapi pas 8 ndeshjeve të zhvilluara renditet i parafundit me vetëm 5 pikë të arkëtuara./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera