Sport

Batatina: Do ta bëjmë “Zahir Pajazitin” “Camp Nou” për kundërshtarët

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 15 May 2019

Llapi ka pësuar disfatë nga Feronikeli me rezultat 3-1 dhe e ka mbyllur sezonin në stadiumin “Zahir Pajaziti”, pasi ndeshjen e fundit e u luan në udhëtim të Flamurtari, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes tekniku llapjan, Tahir Batatina ka deklaruar:

“Gjithmonë kemi luftuar për titull të kampionit, Llapi asnjëherë nuk e ka diskutuar mbijetesën apo barazhin. Mendoj që për shumë tifozë të Kosovës jo vetëm të Llapit, se ne jemi kampion me lojë, por humbja ndaj Prishtinës na humbi gjasat për titull të kampionit. Prishtinës dhe Feronikelit i dëshirojë ndeshje të mirë, le të fiton më i mirë”, ka theksuar strategu llapjan.

Ai po ashtu ua ka premtuar se sezonin e ardhshëm stadiumi i Llapit do të jetë si stadiumi i Barcelonës “Camp Nou” dhe se asnjë futbollistë nuk do të largohet.

“Tifozët llapjanë e dinë shumë mirë karakterin tim, sezonin e ardhshëm do të shihni një stadium komplet të ri, pasi do të përfundojnë punimet, do të jetë si “Camp Nou”. Llapi do të luftojë për titull të kampionit dhe për daljen në Evropë, asnjë futbollistë nuk do të largohet pasi kam biseduar me ta dhe e kam parë se duhet t’i bëjmë dy apo tri përforcime”, ka përfunduar Batatina.

Të tjera