Lajme

“Batalioni Gardist Shkëlzen Haradinaj”, dhuron gjak për të shpëtuar jetë

Autori: Islam Morina 17:45 | 29 May 2021

Ish ushtarët e “Batalionit Gardist shkëlzen Haradinaj” të prirë nga komandanti i tyre Avdyl Mushkolaj, sot në Carrabreg të Deçanit, kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare dhe të organizuar, shkruan Gazeta Infokus.

Përderisa 22 vite më parë këta djem e vajza të këtij batalioni lanin me gjakun e tyre thepat e shkrepat e Kosovës, sot ata dhurojnë gjak për të shpëtuar jetët e atyre që kanë nevojë.

Çdo 29 maj në mënyrë të organizuar ish ushtarët e “Batalionit Gardist Shkëlzen Haradinaj” dhurojnë gjak në Shtëpinë e Shëndetit në Carrabreg të Deçanit./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera