Sport

Bastoret favorizojnë Kosovën përballë Bullgarisë

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 25 March 2019

Ani se bullgarët mund të cilësohen si favorit dhe kundërshtar mjaft i fortë në ndeshjen përballë  Kosovës, bastoret kanë favorizuar ekipin e Bernard Challandes.

Kuotat e bastoreve  tregojnë  se “Dardanët” janë  favorit në ndeshjen e së hënës që zhvillohet në stadiumin  “Fadil Vokrri” në Prishtine me fillim nga ora 20:45, shkruan Gazeta InFokus.

 

-Advertisement-

 

Kosova është cilësuar me kuoten 2.37 ndërkaq Bullgaria me 3.40. Ndërsa barazimi ka kuotën 3.25.

Favorit në ndeshjen e sotme cilësohet edhe Shqipëria përballë Andorës. Bastoret favorizojnë  kuq  e  zinjtë jashtë mase përpara asaj së Andorës, shkruan Gazeta InFokus.

Shqipëria mban kuotën 1.44, kurse Andora 9.50. Ndërsa barazimi mes Shqipërisë dhe Andorës ka kuotën 4.33. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera