Lajme

Bastistje në gjashtë lokacione në Ferizaj, ja çka gjeti policia

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 21 August 2024

Policia ka kryer bastistje në gjashtë lokacione në qytetin e Ferizajt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, bëhet e ditue se gjatë kontrollit në një kasafortë është gjetur një granatë dore. Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

Pos granatës, policia ka gjetur edhe pistoletë dhe 40 fishekë.

-Advertisement-

“Raportohet se gjatë kontrollit në një kasafortë është gjetur një granatë dore. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti për deminim e policisë që e kanë tërhequr granatën. Lidhur me rastin janë kryer bastisje në gjashtë lokacione ku në njërin prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë 40 fishekë. Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thotë më tej policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera