Lajme

Bastisja tek ministria – deklarohet Hysen Durmishi

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 08 October 2024

Që nga orët e hershme të mëngjesit sot janë duke u kryer bastisje në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lidhur me rastin para gazetarëve shkurt ka folur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili tha se bastisjet nuk po bëhen te Ministria e Infrastrukturës, por tek Mjedisi.

Ai tha se krejt çka di është ajo që është raportuar në media.

-Advertisement-

“Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë…Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e mjedisit nuk di, kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë”, tha ai para gazetarëve.

Derisa tashmë nga Prokuroria Speciale për Infokus kanë treguar edhe për arsyen e bastisjes.

Sipas Speciales arsyeja e këtij aksioni janë dyshimet se dy persona kanë kryer veprën penale që lidhet me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Ata dyshohen për shpërlarje të parasë, mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë të të ardhurave e dhuratave.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së“, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera