Bastisja në “Kobra City”, policia jep detaje
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/12/policia-21.png)
Autori: Gazeta inFokus
18:11 | 05 January 2023
Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet për rastin “Kobra”.
Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.
Ai tha se bastitja është kryer në tri lokacione dhe se përsëri është bastis lokali “Kobra City”.
“Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova”, tha Bytyqi.
Ai tha se në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore.
“Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha ai.
Kujtojmë se mëngjesin e 3 janarit në dalje të Prizrenit mbeti i vrarë një 31-vjeçar nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar. Në ditën tragjike, Kryeprokurori Admir Shala tha se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.
Aktualisht Kobra dhe pesë të dyshuarit tjerë gjenden në paraburgim.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/12/Portal-Lajm.png)
Të tjera
-
Abdixhiku shprehë ngushëllime për humbjen në moshë të re të aktivistit Lirim Maqedonci
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëll...
-
KFOR kryen patrullime rutinore në Istog
Ushtarët italianë të caktuar në Komandën Rajonale të misionit KFOR të udhëheq...
-
Numërohen 54% e votave, KQZ tregon të rejat e fundit
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ë...
-
Vdes në moshë të re aktivisti i LDK’së, Lirim Maqedonci
Ka ndërruar jetë në moshë të ri, aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...
-
Përfundon numërimi në Deçan, ja sa vota morën secili nga kandidatët e AAK-së për deputet
100% e votave janë numëruar mbrëmë në Deçan. Gazeta Infokus ka siguruar li...
-
Presidentja takon delegacion senatorësh amerikanë në Mynih: Kosova mbetet e përkushtuar në thellimin e kësaj aleance
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar gjatë qëndrimit në Mynih, deleg...
-
U përfshinë në përlẹshje fizike, arrestohen gjashtë persona në Mitrovicë të Veriut
Gjashtë persona janë arrestuar në Mitrovicë të Veriut për veprën penale “Lënd...
-
Mbi 50 për qind të votave në numëruara në Skenderaj, këto janë votat që mori secili kandidat i PDK-së
Mbi 50 për qind e votave në Skenderaj janë numëruar. PortaliMagazina.com k...
-
Vidhet fugoni me paisje të punës, qytetari nga Prizreni lajmron rastin në Polici
Një person në Prizren ma raportuar se dikush ja ka vjedhjur furgonin, në të c...
-
Hovenier: PDK, LDK, AAK me partitë e komuniteteve jo shumicë mund të bëjnë koalicion
Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur për mundësitë ...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë, policia jep detaje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit- në Lipja...
-
Policia për hotelin që u djẹg në Brezovicë: Dëmet janë të mëdha
Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për hotelin që u dogj dje në Bre...