Lajme

Bastiset një shtëpi në Zubin Potok, sekuestrohen pajisje për prodhim të kriptovalutave

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 29 November 2023

Një shtëpi në fshatin Uglarë në Zubin Potok është bastisur këtë të mërkurë nga Policia e Kosovës.

Si rrjedhojë janë sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

-Advertisement-

Ai ka bërë të ditur se për këtë rast nuk ka persona të arrestuar.

“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani për Telegrafin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera