Lajme

Bastiset një lokal në Prizren, konfiskohet lënda narkotike

Autori: Islam Morina 09:00 | 24 February 2021

Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në Prizren në rrugën e Kukësit, me çrast ka gjetur dhe konfiskuar një sasi lënde të dyshuar narkotike, raporton Gazeta inFokus.

Përveç lëndës së dyshuar narkotike polici a ka konfiskuar në këtë lokal edhe 1255 euro para të gatshme dhe një peshore digjitale, kurse pronari i lokalit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se nga zyrtaret e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë , është realizuar urdhër kontrolli në një lokal. Gjate kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 24 paketime që dyshohet të jenë substance narkotike e llojit kokainë me peshe prej 10.8 gram, një peshore digjitale dhe 1255 euro. Lidhur me rastin pronari i lokalit, i dyshuari mashkull kosovar, është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia. /Gazeta inFokus/

Të tjera