Lajme

Basri Sejdiu, drejtor i SHSKUK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 19 March 2018

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) në mbledhjen e sotme, ka aprovuar rezultatet e komisionit vlerësues për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Veton Firzi, kryesues i komisionit vlerësues, para Bordi Drejtues ka prezantuar rezultatet e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm dhe procedurat e ndjekura nga komisioni deri në rezultatet finale.

Kryesuesi i Bordit Drejtues Naser Ramadani, ka falënderuar Firzin, përderisa në emër të Bordit Drejtues i ka uruar suksese dhe punë të mbarë drejtorit të sapozgjedhur Basri Sejdiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera