Bashota: Unë, Jakup Krasniqi dhe Azem Syla kemi dhënë dorëheqje pasi kishte hatërmbetje nga komandantët e zonave
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 03 December 2024
Sokol Bashota se në një mbledhje të 12 nëntorit të 1998-ës ai ishte emëruar zëvendëskomandant për operacionet ndërsa Jakup Krasniqi ai për mbështetje. Megjithatë, sipas tij kishte hatërmbetje për këto emërime duke përfshirë Ramush Haradinajn edhe Sylejman Selimin.
“Është përfolur që kanë hatërmbetje me emërimin tim dhe bacit Jakup dhe Azem Sylës, komandantët e zonave. Por, më vonë kjo është shpërfaq në një takim që është mbajtur në Likoc”, tha Bashota kur u përballë me një deklaratë të Ramush Haradnajt i cili kishte kërkuar nga Shtabi që të dijë për kriteret e emërimit të Jakup Krasniqit në këtë pozitë.
Më pas dëshmitarit iu prezantuan disa shënime të një mbledhje që kanë bërë komandantët e zonave me Shtabin e Përgjithshëm me 21 janar të vitit 1999. Për këtë, dëshmitari tha se nuk i kujtohet nëse ka qenë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas avokates Alagendra në rend të ditës së kësaj mbledhje, sipas dokumentit ka pas kritika për mënyrën e organizimit të Shtabit të Përgjithshëm.
Ndërsa, në shënimet e 6 shkurtit 1999, avokatja tha se shkruan se Sylejman Selimi ka thënë që emërimet që janë bërë në Shtabin e Përgjithshëm janë shqetësuese dhe se Sokol Bashota nuk është në nivelin e zëvendëskomandantit. Sipas Sylejman Selimit, Shtabi i ka shpërfillur kërkesat që kanë bërë komandantët e zonave.
Po ashtu, për Jakup Krasniqin ai kishte thënë se me ‘gjithë respektin që ka, nuk e meriton postin si zëvendëskomandant”.
Ai po ashtu kishte thënë se nëse këta dy persona duke përfshirë të akuzuarin dhe dëshmitarin, mbeten në atë pozitë, ai nuk do t’i raportoj Shtabit të Përgjithshëm deri sa të bëhen emërimet e reja. Po ashtu, Sylejman Selimi kishte thënë se do të kontestohet edhe posti i tij si komandant zone.
“Unë, Azem Syla dhe Jakup Krasniqi kemi dhënë dorëheqje nga pozicionet tona si rezultat i kërkesës së komandantëve të zonave. Arsyet i kemi shpjegu këtu se pse e kemi marrë këtë akt. E kemi diskutu në atë takim që Jakupi mundet mos me e dhanë dorëheqjen. Iu kanë lut mos me dhanë dorëheqje sa mbaj mend unë, por pas kësaj kohe ai ka shku në Rambuje dhe nuk e di a e ka ushtru ma funksionin si zëvendëskomandant apo jo”, tha Bashota.
Pas dorëheqjes së tij, Bashota tha se nuk është marrë më me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm dhe se di kur kanë ndodhur vajtjet-ardhjet e Jakup Krasniqit në Kosovë.
Në pyetjet e mbrojtjes së Veselit përmes avokatit Rodney Dixon, dëshmitari u pyet edhe për Sokol Dobrunën për të cilin pohoi se ka qenë shef i shërbimit gjyqësor në fund të 1998-ës.
Dëshmitari pohoi se roli i tij ishte që të kujdesej për organizimin ose krijimin e një shërbimi juridik profesional brenda UÇK-së.
“Nuk e di përshkrimin e punëve të tij se nuk kam pas kontakte me të për punën e tij asnjëherë. Nuk e di nëse janë diskutu punët e tij që ka barë ai në atë kohë me stafin e tij se e ka pas edhe një staf në atë kohë, që janë diksutu me Shtabin e Përgjithshëm”, tha ai.
Dëshmitari tha se në shkurt 1999 ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij në Shtabin e përgjithshëm dhe se nuk ka mundur që ta shoh punën e Dobrunës.
Dobruna tha se është e saktë që në nëntor të 1998-ës, nuk kishte një drejtori të Policisë Ushtarake në UÇK.
“Me 5 nëntor 98-ën, është e saktë. S’e besoj që ka pas Polici”, tha ai.
Pyetje për dëshmitarin nuk pati mbrojtja e Rexhep Selimi e cila përfaqësohet nga Geoffrey Roberts. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Avokatët e Trump kërkojnë pushimin e çështjes së falsifikimit të të dhënave të biznesit
Avokatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump i kërkuan zyrtarisht një gjyk...
-
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së
Sot do të mbahet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LD...
-
SHBA përshëndet vendimin e Seulit për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e preside...
-
Aeroporti i Prishtinës me aktivitet ndërgjegjësimi kundër dhunës me bazë gjinore
Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” organizon sot një ngjarje vetëdijesimi ...
-
Kallas foli me Kurtin e Vuçiqin për dialogun e veriun, kreu i ri i KE-së organizoi darkë për t’u njohur me liderët rajonalë – Çka ndodhi dje në Bruksel
Shefja e re e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka zhvilluar dj...
-
SBASHK-u sot proteston, kërkon rritje të pagave e nënshkrim të kontratës kolektive
Një protestë e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Ku...
-
Deputetja e VV-së: Largimi i disa deputeteve nuk na dëmton në vota
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardita Fejza ka thënë se largimi i disa de...
-
Sëmundje misterioze në Kongo, humbin jetën 143 persona! Autoritetet nën alarm
Një sëmundje e ngjashme me gripin që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve...
-
Covid-19, ligjvënësit amerikanë mbështesin teorinë se virusi ka dalë nga laboratori në Kinë: U financua nga organizata të SHBA
Ligjvënësit amerikanë përfunduan një hetim dyvjeçar të hënën për shpërthimin ...
-
Ujësjellësi në Mitrovicë thotë se uji vazhdon të mbetet ende i papijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se impiantet për pro...
-
Diskutohet për të ardhmen e kujdesit shëndetësor
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon konferencën me temë “E Ard...
-
Moti sot kryesisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vr...