Bashota: Nuk e di nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës në Shtabin e Përgjithshëm
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 02 December 2024
Sokol Bashota është rikthyer serish në sallën e gjyqit në Hagë për të dëshmuar në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling dëshmitari tha se nuk e din nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës në pozitën e tij në Shtabin e Përgjithshëm, raporton“Betimi për Drejtësi”.
“Nuk e di nëse ka pas ndonjë zëvendës Kadri Veseli. Ose ka qenë dikush që ka mujt me e caktu, nuk e di. Saktë nuk e di dhe nuk mu kujtohet. Përderisa nuk ka një emër nuk po mundem me than kurrgjë”, tha dëshmitari.
Ai këtë e tha pasi iu prezantua një dokument që pretendohet se është shkruar nga vetë ai dhe ishte nga një mbledhje e dhjetorit të 1998-ës me Shtabin e Përgjithshëm.
Në të njëjtin dokument, prokurori tha se thuhet në një vend “Luli” dhe mbi këtë emër ishte një numër telefoni.
“Ky nuk është dokument për mua. As në dukje nuk është dokument. Në një dokument nuk lejohen të bëhen kësi shkrime, numri telefoni, vite pas nënshkrimi. Nuk mendoj që ky është dokument zyrtar i UÇK-së dhe përndryshe do të ishte gabim. Nuk e di arsyen se pse e kam bërë por me siguri e kam bërë me e pasqyru diku në ndonjë libër apo diku. Kjo më shumë me ngjason që është bërë pas luftës së gjatë luftës. Nuk po muj e di”, tha dëshmitari.
Nënshkrimi i tij në atë dokument sipas dëshmitarit është në gjashtë vende.
Dëshmitari gjithashtu u pyet se a kishte marrë pjesë në ndonjë mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm kur është folur për dezertimin e Blerim Kuçit.
“Është përfol që ai është largu nga Kosova pa i raportu askujt, pa i dhënë një raport dikuj që po ik nga Kosovës. Por që ky dokument është shkru në atë kohë, prap nuk po muj me e konstatu. Ose është marrë nga ndonjë dokument tjetër dh është bë ma vonë por thjeshtë nuk po mundem me e mbajt mend.
Ndërsa, për Sylejman Selimin tha se e kishte takuar gjatë luftës por që nuk kishin diskutuar ndonjë çështje të rëndësisë se veçantë.
“Sylejman Selimin e kam taku vetëm për çështje diture dhe për ndonjë rendësi të veçantë nuk e besoj, por jemi taku.
Vlen të theksohet se Sokol Bashota përfaqësohet nga avokati Artan Qerkini dhe dokumentet që i prezantuan dëshmitarit deri më tani u pranuan në prova materiale.
Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Memli Krasniqi prezanton gazetarin e njohur, Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për deputet
Gazetari i njohur kosovar, Drin Ejupi i është bashkuar listës së kandidatëve ...
-
Dështimi i premtimit për ndërtimin e çerdheve – Nagavci akuzon opozitën se i prishi punë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur rreth ndërtimit të çerdheve në ...
-
Faton Peci tenton ta ‘përvetësojë’ figurën e Ibrahim Rugovës, i kapet LDK’së në Kuvend
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, në Kuvendin e Kosovës ka përmendur figurën ...
-
“I paaftë”, “Hajn”, – Tahiri e Gashi “gozhdojnë” Rrustemin e VV-së pas kritikave
Pas kritikave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, nd...
-
Hykmete Bajrami reagon përsëri për kontratat njëburimore të qeverisë: Janë burim i korrupsionit, ata që nuk pranojnë auditimin e tyre janë të korruptuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kon...
-
Sali Berisha rikthehet nesër në Kuvend pas 1 viti mungesë: Do vazhdoj betejën time deri në fitore
Kryetari i PD, Sali Berisha rikthehet nesër në Kuvend, pas rreth 1 viti munge...
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin në veri, policia konfiskon një numër të madh të granatave, armëve e mjete të tjera
Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmet në veri të vendit me inicialet ...
-
Gërvalla do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme në PE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Kurti: Kemi indikacione se sulmi u krye nga grupe të dirigjuara nga Serbia
Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me...
-
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë për ta intervistuar Kadrijajn
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u akuzua nga deputetja e AAK-së, Time...
-
“Kanë qenë tre ushtarë serbë që kanë rràhúr, maltretuar e vràrë në gjithë komunën”- Ish-ushtarja e UÇK-së tronditë teksa tregon këtë histori të trishtë
Gruaja e cila i kushtoi një jetë të tërë uniformës ushtarake ka rrëfyer një n...
-
Ndeshja e futbollit e organizuar nga junta ushtarake kthehet në tragjedi, 56 të vdekur në vendin afrikan
Një tragjedi në një ndeshje futbolli në Guine, në Afrikën Perëndimore, ka lën...