Lajme

Bashkohen noterët, paralajmërojnë masa ligjore për ministren Albulena Haxhiu

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 23 February 2020

Sot janë takuar një grup i kandidatëve për noter, të cilët janë prekur nga vendimi të cilin e ka marr Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  për të  anuluar procesin e përzgjedhjes së noterëve, shkruan gazeta inFokus.

Ky grup pas këtij takimi u pajtuar që ti ndjekin rrugët ligjore për të kundërshtuar vendimin e pa drejtë siç thonë ata dhe të jashtëligjshëm që ka marr Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tyre  për pakënaqësitë e tyre do ti njoftojnë të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare po ashtu edhe misionet diplomatike në Kosovë.

-Advertisement-

Nga foto që ka siguruar gazeta inFokus, shihen se janë dhjetar persona që kanë qenë pjesë e procesit të noterisë.

Republika e Kosovës i ka 74 noterë dhe me ligjin e ri numri i noterëve duhet të shkojë në 200, provimin e kishin kaluar 168 kandidatë.

Lidhur me procesin e emërimit të noterëve ka pasur shumë reagime në publik lidhur me dyshimet se pati konflikt interesi gjatë procesit të përzgjedhjes së noterëve.

Madje ky proces u hetua edhe nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Pas hetimit, AKK ka dalë me një opinion se gjatë procesit të emërimit të noterëve është evituar konflikti i interesit.

Kjo është lista e plotë e noterëve që kishin kaluar provimin:

https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,42

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera