Sport

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 02 October 2021

Në një sfidë shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin si mysafir 82:89 (17:25, 20:21, 26:17, 19:26), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, kurse pas një kohe të gjatë u rikthyen 10 % e tifozëve në ndeshjet e basketbollit.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, por në dy minutat e fundit pranë rezultatit 17:18, mysafirët hynë në një seri prej 0:7, duke e përfunduar çerekun e parë në të mirë të tyre 17:25. Basketbollistët nga Prizreni ngritën edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, 19:30, por më kalimin e minutave, vendasit ngushtuan shifrat në 35:37, por sërish mysafirët shkëputen në 37:46, sa përfundoi pjesa e parë.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët në fillim e kontrolluan këtë pjesë, por Vreshtarët nuk dorëzohen dhe shkrijnë epërsinë, madje duke udhëhequr 60:59, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:63. Takim interesant u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Bashkimi sërish kishte epërsi prej shtatë pikësh, 68:75, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse Rahoveci afrohet në 72:75, ndërsa prizrenasit tre minuta nga fundit kishin epërsinë 74:83, Rahoveci bën mrekulli, duke u afruar në 82:83, por kjo ishte e tëra që arriti dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 82:89.

-Advertisement-

Te Rahoveci i jashtëzakonshëm ishte Eric Davis me 43 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Julien Lewis me 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi dy fitore dhe dy humbje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera