Sport

Bashkimi – Rahoveci, derbi i kësa jave në basketbollin kosovar

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 29 November 2019

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 14-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit.

Prizrenasit kanë nëntë fitore dhe tri humbje deri më tani, kurse Vreshtarët janë në vendin e parë me 11 fitore dhe një humbje.

-Advertisement-

Portokallinjtë kanë treguar lojëra të mira në këtë edicion, derisa rahovecasit synojnë të mbesin në vendin e parë dhe udhëtojnë për fitore në Prizren.

Takimi i parë i kësaj xhiroje është ndërmjet Feronikelit dhe Sigal Prishtinës.

Skuadra nga Drenasi ka tri fitore dhe nëntë humbje në këtë edicion, derisa prishtinasit kanë shtatë fitore dhe tri humbje në dhjetë ndeshje të zhvilluara.

Të dielën ballafaqohen Trepça me Ponte Prizrenin, në një duel interesant, ku mitrovicasit deri më tani kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë shtatë fitore dhe pesë humbje.

Ndeshja e fundit është ndërmjet Lipjanit dhe Pejës. Lipjanasit kanë 12 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara dhe ende janë në kërkim të fitores së parë, kurse pejanët kanë pesë fitore dhe gjashtë humbje.

Golden Eagle Ylli pushon në këtë xhiro.

Superliga – Java 14

E shtunë

17:00 Feronikeli – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Rahoveci

E diel

17:00 Trepça – Ponte Prizreni

19:00 Lipjani – Peja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera