Lajme

Bashkimi nis kështu – nusja nga Peja e dhëndëri nga Berati

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 29 November 2017

Si çdo shqiptar këndej kufiri edhe ajo kishte ëndërruar ta vizitonte Shqipërinë.

Kjo u bë e mundur pothuajse për shumëkë vetëm nga paslufta. Shqipëria u bë destinacion i shqiptarëve të Kosovës për t’i kaluar pushimet e verës, kurse ndërtimi i “Rrugës së Kombit” shkurtoi kohën dhe rrugën për të vizituar Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Beratin…, edhe gjatë vikendeve, shkruan sot, gazeta Zeri.

Komunikimi ndërmjet të rinjve shqiptarë ka rikthyer traditën e martesës ndërmjet shqiptarëve matanë dhe këndej kufiri. Martesat ndërmjet tyre janë rritur pas luftës.
Vajza nga Peja dhe djali nga Berati kanë lidhur martesë. Të dy familjet, ajo Pelaj e cila ka dhënë vajzën në Berat dhe Mahmutaj që ka marrë nusen nga Peja, kanë festuar jo vetëm martesën e fëmijëve, por edhe të një bashkim ndërmjet shqiptarëve të mohuar me vënien e kufirit ndërmjet trojeve shqiptare 105 vjet më parë (1912).

-Advertisement-

Sytë i shndrisin dhe fytyra i shkëlqen derisa rrëfen lidhjen e saj me djalin nga Shqipëria. Vera Pelaj e kishte preferuar Beratin si qytet duke e tërhequr antikiteti i tij dhe arkitektura e rrallë e shtëpive ku çatitë janë vendosur njëra mbi tjetrën. Por nuk e kishte menduar se do të bëhej nuse në Berat.

Ajo thotë se për herë të parë me bashkëshortin e saj Gazmend Mahmutajn janë takuar në Tiranë në kohë zgjedhjesh në Shqipëri në muajin qershor, vit ky kur fitoi mandatin e parë qeverisës Edi Rama. Ajo kishte qëlluar tek një shoqe në Tiranë për vizitë kur ishte takuar me njeriun e jetës së saj. Siç duket Vera edhe kishte lënë përshtypje tek djali nga Shqipëria. Para se ajo të mbërrinte në Kosovë do t’i arrinte ftesa për ta pranuar si shok në rrjetin social “Facebook”. “Isha takuar në një festë në një shoqëri të gjerë, pastaj filluam komunikimin në ‘Facebook’.

Biseda jonë nisi duke biseduar për politikën sepse ai në atë kohë punonte në Ministrinë e Kulturës dhe po ashtu ishte i angazhuar në zgjedhje, kurse unë si gazetare më interesonte të dëgjoja më shumë për zgjedhjet tona atje”. Por biseda e tyre shumë shpejt do t’i kalojë kufijtë e politikës në atë të fushës së ndjenjave.
Nga një miqësi lidhja e tyre do të kurorëzohet pasi Gazmendi merr hapin e parë dhe vjen në Prishtinë ku takon Verën dhe shpreh ndjenjat e tij ndaj saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera