Lajme

Bashkimi Evropian me masa hakmarrëse ndaj SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 26 June 2017

Zyrtarja e lartë e tregtisë e Bashkimit Evropian ka thënë sot se blloku është duke përgatitur masa hakmarrëse në rast se Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa ndaj importeve të çelikut.

Komisionerja e Tregtisë e BE-së, Cecilia Malmstroeam, ka thënë se blloku është duke bërë përgatitje për t’u hakmarrë në rast se SHBA-ja vendosë tarifa të reja.

Ajo ka theksuar sot se BE-ja do ta studiojë secilin veprim të Uashingtonit për të parë nëse vendimi është në përputhje me rregullat e Shoqatës Botërore të Tregtisë, organit që e mbikëqyr tregtinë globale.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se indikacionet janë se BE-ja do të goditet në mënyrë të pajustifikueshme.

Një prej arsyeve pse Donald Trump u bë president ishte premtimi i tij për ta ringjallur çelikun amerikan. E kjo i ka ndihmuar atij t’i fitojë shtetet si Pensilvania.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera