Bashkimi Evropian kërkon përparim në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
17:51 | 30 Gusht 2023
Nevojitet përparim i dukshëm në ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, ky është mesazh i përbashkët i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbië dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Shefit të EULEX-it.
Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX ), Giovanni Pietro Barbano, bëjnë thirrje për përparim të dukshëm në ndriçimin e fatit të 1616 personave të zhdukur, të cilët janë ende të zhdukur në Kosovë, duke njohur plotësisht të drejtën e familjeve të personave të zhdukur për të ditur të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre
“Deklarata e Përbashkët për Personat e Zhdukur u dakordua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti në maj të vitit 2023. Kosova dhe Serbia kanë shumë punë për të bërë për të siguruar zbatimin e plotë të zotimeve përkatëse në fushën e personave të zhdukur dhe për të rritur bashkëpunimin në identifikimin e vendeve të varrimit dhe kryerjen e gërmimeve”, tha Miroslav Lajçak, Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Ai shtoi se Deklarata mëton të mbështesë punën dhe përpjekjet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) për të lehtësuar bashkëpunimin e palëve për personat e zhdukur. Kjo parashikon krijimin e një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK-ja.
Duke ofruar mbështetjen e tij për familjet që ende presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre, Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së, Tomas Szunyog, theksoi rëndësinë e të siguruarit që zëri i familjeve të personave të zhdukur të dëgjohet.
“Për të vënë anëtarët e familjes në ballë të këtij diskutimi dhe për të rritur vetëdijen publike për këtë çështje të ndjeshme, BE-ja ka financuar një projekt të suksesshëm, të zbatuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, së bashku me Kosovo 2.0, që po ashtu rezultoi me një raport që është publikisht i qasshëm, që fokusohet në sfidat e gjetjes së personave të zhdukur. Përveç kësaj, BE-ja ka ofruar edhe një sërë kursesh trajnimi që synojnë ngritjen e kapaciteteve të stafit të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, institucion kyç për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe ka siguruar edhe pajisjet e nevojshme për operacionet e tij”, tha Szunyog.
Shefi i Misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, vuri në dukje se ekspertët e Misionit vazhdojnë të punojnë së bashku me palët homologe kosovarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur, duke ofruar ekspertizë dhe këshilla në identifikimin e varrezave të pashenjuara dhe zhvarrosjen e identifikimin e personave të zhdukur.
“Që nga fillimi i mandatit të EULEX-it deri më sot, EULEX-i ka kryer 746 operacione terreni për gjetjen e personave të zhdukur, duke përfshirë 200 zhvarrime. Eshtrat e 492 individëve janë identifikuar, duke ku përfshihen 339 persona të zhdukur. Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar këtë punë dhe për t’u dhënë përgjigje familjarëve të personave të zhdukur”, tha ai. /Telegrafi

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































