Lajme

Bashkimi Evropian e injoron flamurin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 15 April 2019

Tashmë është e qartë që BE mban qëndrim neutral karshi statusit të Kosovës për shkak se 5 shtete nuk e njohin pavarësinë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  po qëndron në Bruksel dhe atje ditën e ka nisur me një takim me Presidentin e BE’së Donald Tusk. Me shefin e BE’së, ka shtrënguar duart dhe ka bërë fotografi ndërsa në sfond ka qëndruar i ekspozuar vetëm flamuri i BE’së

Në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ndërsa pritet ta takojë edhe komisionerin për Zgjerim nga Bashkimi Evropian Johannes Hahn.

Gjatë këtyre takimeve, kreu i shtetit të Kosovës do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera