Lajme

“Bashkimi Evropian do ta ndihmoj Shqipëinë për t’u rindërtuar”

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 02 December 2019

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca nëpërmjet një konference për media ka folur për situtatën në Shqipëri, pas tërmetit, shkruan gazeta inFokus.

“Dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”, tha Soreca, ndërsa shtoi se tashmë duhet të bëhet një vlerësim pas shkatërrimeve.

“BE do të ndihmojë Shqipërinë për t’u rindërtuar. Solidaritet është treguar nga miqtë tanë europianë. Shqiptarët janë një popull i fortë, do të qëndrojmë me ju. Janë me mijëra njerëz që nuk po munden të kthehen në shtëpi. BE dhe vendet anëtare kanë ofruara asistencë, sepse Shqipëria nuk është vetëm afër gjeografisht, por edhe afër zemrave tona.

-Advertisement-

Shumë specialist kanë ardhur nga Franca, Italia, Gjermania, Kroacia, Holanda etj. Dje kam vizituar vetë Durrësin, sidomos shkollat dhe infrastrukturën e përgjithshme, të gjitha shqetësimet do adresohen, po punojmë më autoritetet lokale për të bërë më të mirën.

Falenderojmë të gjithë ata që ndihmuan në këtë situatë të vështirë. Procesi fillon që të enjten nga zyra e BE, pra nevojitet një vlerësim i pas shkatërrimeve. solidariteti është në zemër të BE-së, ne qëndrojmë përkrah Shqipërisë, kemi dëshmuar miqësinë me popullin shqiptar”, tha Soreca, shkruan Tch./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera