Lajme

Bashkim Ramosaj emëron Dafina Cacajn drejtoreshë për Buxhet dhe Financa

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 13 January 2022

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, gjatë së enjtes ka emëruar drejtoreshën e re për Buxhet dhe Financa, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Dafina Cacaj, e cila në mandatin e kaluar ka qenë shefe e kabinetit të Ramosajt.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ramosaj përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

-Advertisement-

“Sot, poashtu, emërova Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Dafina Cacaj!Dafina ka përfunduar studimet Master në Shkencat Adminsitrim Biznesi, ka qenë shefe e kabinetit gjatë mandatit tim të parë, ku ka treguar zotësi, profesionalizëm, transparencë e sukses të madh në menaxhim. Ajo me mbështetjen time do të angazhohet me përkushtim të madh në udhëheqjën e drejtorisë së financave për realizimine e projekteve të rëndësishme për komunën tonë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Bashkim Ramosaj është rizgjedhur për herë të dytë kryetar i komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera