Lajme

Bashkim Ramosaj bindshëm në Deçan, konfirmohet si kryetar

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 28 October 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 37 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Në Deçan, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka fituar edhe një mandat.

Më 17 tetor, Ramosaj mori besimin e 9,843 votuesve ose 64,90%.

-Advertisement-

Hyri Dobrunaj e Lidhjes Demokratike të Kosovës është radhitur e dyta me 2,919 vota, ose 19,25%.

Orges Tafilaj, Isa Elezaj dhe Ardiana Qorraj janë kandidatët që plotësojnë renditjen.

Në Komunën e Deçanit të drejtë vote kanë pasur 39,875 qytetarë, këtë të drejtë e kanë shfrytëzuar 14,833 qytetarë. Numri i votuesve të cilët kanë votuar jashtë vendvotimit, si me kusht,

VPNV dhe me postë është 699. Pjesëmarrja në votime në Deçan është 38,95%.

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera