Lajme

Bashkia kërkon rritjen e çmimit të ujit, Ujësjellësi i Tiranës raporton 5 milion euro fitim

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 24 July 2017

Bashkia Tiranë po shqyrton rritjen e çmimit të ujit, sipas një vendimi, që do i propozohet Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, ditën e mërkurë. Konkretisht, për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3. Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3. Sipas relacionit të Bashkisë, shoqëria është e angazhuar për të bërë investimet e nevojshme për rritjen e përqindjes së lidhjeve me ujëmatës në pesë vitet e Planit të Biznesit, në mënyrë që të rrisë lidhjet në ujëmatësa, në zonën e re të shërbimit të UK Tiranës.

Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri, nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapësira për të rritur të ardhurat përmes rekuperimit të detyrimeve të prapambetura.

Por sipas të dhënave zyrtare Ujësjellës Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri, ku në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsumatorët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit. Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milion euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera