Lajme

Bashkëthemeluesi i Vetëvendosjes del kundër Shpend Ahmetit, ja pse!

Autori: Gazeta inFokus 18:52 | 01 October 2017

Bashkëthemeluesi i Vetëvendosjes Shkëlzen Gashi, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar  qeverisjen e Shpend Ahmetit në Prishtinë, njofton Gazeta Blic.

Ai ka thënë që premtimet e Shpend Ahmetit që do t’i ndalë ndërtimet pa leje nuk janë mbajtur aspak.

Gashi ka publikuar edhe një fotografi tek sa shihen disa ndërtime pa leje në hyrje të Gërmisë.

-Advertisement-

Më poshtë ua sjellim shënimin e plotë të Shkëlzen Gashit.

na patën thënë se do t’i ndalin ndërtimet pa leje dhe në shpërputhje me planin urbanistik. në këtë fotografi, rreth 100 metra para se me mbërri te rampa e gërmisë, shihen disa shtëpi të përfunduara në kohën e pushtetit komunal paraprak. këto shtëpitë e përfunduara ishin një prej 100 arsyeve që në vitin 2013 votova kundër qeverisjes së atëhershme komunale.
por, në këtë fotografi shihet edhe një shtëpi që është duke u ndërtuar tani e që është në shpërputhje frapante me planin urbanistik dhe që po na e shkatërron edhe më shumë parkun tonë të dashtun – gërminë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera