Lajme

Bashkësia Islame: Kurban-Bajrami të martën më 20 korrik

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 16 July 2021

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e martë, më 20 korrik 2021.

Nëpërmjet një njoftimi nga BIK thuhet se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kurse namazi i sabahut falet në orën 4.40.

“Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta – anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI-së në Gjakovë.

-Advertisement-

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05.51, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 20 korrik 2021, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00”, thuhet në njoftim.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve festën e Kurban – Bajramit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera