Rozë

Bashkëshortja nuk duhet t’ia falë, thotë dashnorja e Rooneyt

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 14 September 2017

Gruaja që ka shijuar një mbrëmje me Wayne Rooneyn para se të arrestohej për vozitje në gjendje të dehur, ka thënë se gruaja e tij Coleen nuk duhet t’ia falë për gabimin që ka bërë.

Laura Simpson përmes emisionit të mëngjesit “This Morning” me moderatorët e njohur britanik Holly Willoughby dhe Phillip Schofield, ka treguar arsyen se përse shkoi me futbollistin e martuar.

29-vjeçarja, administratore me një zyre, ka insistuar se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se nuk ka tentuar ta josh lojtarin, gruaja e të cilit është në pritje të fëmijës së katërt, raporton Daily Mail.

-Advertisement-

Por kur është pyetur nëse Coleen duhet t’ia falë burrit të saj për atë që ka bërë, ajo është përgjigjur: “Nuk mendoj se ai e meriton [faljen], unë nuk do t’ia falja partnerit tim”, transmeton Koha.net.

Simpson ka thënë të ketë pirë “dy-tri gota” derisa është kthyer kah moderatori Phillip Schofeld: “Nuk do të dilja në gazeta nëse do të hipja në veturë me ty”.

Por Phillipi i është përgjigjur: “Patjetër se do të dilje. Gruaja ime do të ishte vënë pas”.

Simpson u njoftua me Rooneyn në një klub nate para se ata të ndaloheshin nga policia angleze.

Ajo më parë ka pranuar se ka shkëmbyer puthje dhe përqafime me Rooneyn dhe se do të kryenin marrëdhënie sikur mos t’i ndalte policia gjatë rrugës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera