Lajme

Bashkëshortja e presidentit Hashim Thaçi shkel ligjin

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 19 April 2018

Bashkëshortja e presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi, gjatë ditës së sotme është parë në njërin prej lokaleve të Prishtinës, shkruan “Zeri.info”.

Zonja e parë e shtetit ka shkelur ligjin i cili ndalon pirjen e duhanit në ambientet e mbyllura publike.

Ajo në njërin prej restoranteve të kryeqytetit, teksa po pushonte në kohën e pauzës është parë duke pirë cigare pa asnjë problem, shkruan “Zeri.info”.

-Advertisement-

Mirëpo, në rast se ajo ka konsumuar duhan aq lirshëm, mbase në këtë restorant pronari është pajisur me leje të veçantë e cila lejon pirjen e duhanit në një pjesë të caktuar.

Kujtojmë se Lumnije Thaçi është prodekane në fakultetin e Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera