Bashkëshortja e Memli Krasniqit, në rolin e nënës-një dedikim prekës për Arbana Xharrën

Autori: Gazeta inFokus
21:55 | 13 May 2017
Meliza Krasniqi, sikur edhe shumë të tjerë janë prekur nga ngjarja e tmerrshme me të cilën u përball ish gazetarja Arbana Xharra.
Duke bashkëndjerë me dhembjen e një nëne, gruaja, femre të sukseshme; Meliza i ka bërë përshkrimin më emocional një ngjarje, viktimë e së cilës ka qenë nëna e dy fëmijëve, bashkëshortja dhe fermra e cila është shtyllë e shtëpisë, shkruan Magazina.al
Meliza që punon në Insitutin Albanologjik, ka bërë një përshkrim fotove të anëtares më të re të PDK-së duke sjell në vëmendje vështirësitë që kalon një grua kosovare ne rrugen e saj.
Lexojeni këtë shkrim mjaft prekës të Melizës:
Me quajne nane:
(Interpetimi i fotove te Arbana Xharra) Del prej shpise me krejt preokupimet e nje nane, a thu ju pelqen sot dreka, a thu bjen shi se i shtriva teshat, cfare mungon qe me duhet me ble, pse si futa ne vend enet por i lash ashtu vijne musafire ma vone, djali e ka ditelindjen (buzeqesh me vete, u rrit loqka),edhe keto marimanga se kur po bohen, shpresoj i pelqen djalit torta i thash me bo me cokollade brenda… e mbyll deren me celes. Uffffff
Ne lifte e shikon veten edhe nje here, i jep doren e fundit tu fshi perfundi syve lodhjen dhe anash buzeve trishtimin e quajtur buzekuq, mundohesh me qesh dhe del… … … Menzi e gjen nje parking dhe kjo te gezon,del prej vetures me mendimin se perkunder largesise mberrive shpejt nga Tirana, femijet me siguri kane flejt e burri po te pret me i bisedu hallet e dites, ne cast e paremendon veten ne pizhama tu e kontrollu telefonin para se me i mbyll syte dhe ne dreq le te shkojne hallakamat qe jane bo ne shpi kam kohe neser dhe merrem me to…
Ndodh gjeja me e tmerrshme qe kishe mujt me paramendu, pa mund me u mbrojte a me dite cka po dojne e si do te jete fundi i kesaj kujton femijet qe kane me u zgju pa e pase nanen me bo mengjesin, femijet kurreshtare qe me shikimin e tyre kane me kerku pergjigje per keto shenja e kete brutalitet sikur qe i kishe pyt ti kur ke pa shenja te rrezimit e lendimit ne trupat e tyne, e shpirti te dhem e fytyra te djeg, ky qenka ferri ndryshe smund te jete, mbyll syte.
P. S. Arbanen e keni pyetur per dy dite rresht “se sa u shit ne merrjep” dhe ky eshte cmimi qe i dhate.

Të tjera
-
Viktima dhe shkatërrime nga stuhitë e fuqishme në ShBA
Stuhitë e forta plagosën dhjetra persona, lane të bllokuar dhjetra banorë në ...
-
Ukraina porosit 100 automjete të blinduara nga Polonia
Ukraina ka porositur 100 automjete të blinduara me shumë qëllime Rosomak, të ...
-
Motra e Kim Jong Un akuzon Ukrainën se po kërkon armë bërthamore
Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Ukrainën se po k...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cil...
-
Arrestohet një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje
Është arrestuar një person në Gjilan për armëmbajtje pa leje. Policia ka b...
-
Gjykata kërkon ekspertizë psikiatrike për Dardan Krivaqën, reagon ashpër familja e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt ka kërkuar që të dyshuarit kryesor për vrasjen e...
-
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, “mund të shkelet parimi i gjykimit brenda afatit të arsyeshëm”
Proces i gjatë gjyqësor pritet nga e hëna në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Ç...
-
Para nisjes së gjyqit, Rama për Thaçin: Vetë Biden e cilësoi si Washingtoni i Kosovës
Ish-presidenti Thaçi dhe të tjerët të hënën do të dalin përpara gjyqit në Hag...
-
Osmani përkujton 24-vjetorin e masakrës së Lubeniqit: Drejtësi për viktimat
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24-vjetorin ...
-
Kontributi i grave shqiptare për vendin vlerësohet shumë i rëndësishëm
Për të dytin vit me radhë është mbajtur tribuna tradicionale “Gruaja, bazamen...
-
Gagica (AAK): Edhe sa jetë duhet humbur që Qeveria ta marrë seriozisht autostradën e Gjilanit?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Gjilan, Nazim Gagica, ...
-
Rast i rrallë: Foshnja që lindi në javën e 26’të, pas trajtimit në Neonatologji lëshohet në gjendje të mirë shëndetësore
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për një rast të rrallë në Klinikën e Neo...