Rozë

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit flet për tradhtinë: Është diçka e vdekur, e varrosur

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 13 January 2022

Balerini Ilir Shaqiri u përfol tepër pasi rrëfehu tradhtinë e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Së fundmi ka qenë vetë bashkëshortja e tij e cila ka folur rreth kësaj teme. Bashkëshortja e balerinit Ilir Shaqiri, Emanuela e ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Goca dhe Gra” ka folur për tradhtine duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj.

Ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para. Emanuela tregoi se ka qenë nj♪7 moment i vështirë për ta diskutuar dhe Ilir ka qenë më i prekur se ajo para kësaj situate.

“Unë besoj se në jetë mund të gabohet dhe gjëja më e rëndësishme sipas meje është falja. Është shumë e vështirë të falësh por edhe të kërkosh që tjetri të të falë. Nuk e justifikoj Ilirin me asgjë, por qe shumë i zoti sepse pati shumë durim dhe më lejoi ta falja. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme.

-Advertisement-

Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut. Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara,- u shpreh ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera