Bashkëshortja e Astrit Deharit reagon pas deklaratave të Molliqajt

Autori: Gazeta inFokus
07:21 | 22 February 2023
Sonte u diskutua për rastin e Astrit Deharit – që nga vdekja e tij në burg e deri te rasti i fundit i zhdukjes së mostrave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Për deklarimet e Molliqajt në emision Rubikon, se askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka vizituar Astritin sa ishte në burg, ka reaguar bashkëshortja e të ndjerit, Arta Boshtraj-Dehari.
Ajo i ka hedhur poshtë këto pretendime të ish-Sekretarit Organizativ të LVV-së.
“Për hir të korrektësisë që u përmend nga Dardan Molliqaj sot në emisionin Rubikon, sa i përket vizitave në burg sa ishte Astriti që asnjë nga zyrtarët e Vetëvendosjes nuk e kanë vizituar Astritin në burg dhe familjen në shtëpi, nuk janë të vërteta. Liburn Aliu dhe Albin Kurti kanë qenë në vizitë tek ne në shtëpi dhe kanë kërkuar nga ne që në vizitën e radhës të hyjnë në listë bashkë me familjen për vizitë në burg. Dhe e mbaj mend shumë mirë që Nona (Xhemile Dehari), ju ka thanë që në vizitën e radhës është lajmëruar Sami Kurteshi, por për vizitat e ardhshme do të i shkruajmë emrat për ju. Këtë ju ka thënë nona Liburnit dhe Albinit”, shkroi Boshtraj-Dehari në Facebook.
Bashkëshortja e Astritit shtoi se Dardani duhet ta ketë parasysh që këto vizita nuk kanë mundur të realizohen “pasi që Astritin pas dy dite që ne e kemi realizuar vizitën e fundit e kanë vra në burg”.
“Edhe sa për marren që e përmendi e sa për dhimtën që e kanë familja, juve si shokë të Astritit që keni qenë, veç pak me ju pas dhimtë shoku siç edhe po thirreni, kishi nejt në Lëvizje atë kohë kur edhe rasti ka qenë në vitin e parë të hetimeve, e ndoshta kjo do të kishte ndihmu që të zbardhej rasti edhe më herët”, përfundoi Arta Boshtraj-Dehari.

Të tjera
-
Pamje nga vendi ku vdi*q i moshuari në Ferizaj
74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj...
-
Ivanka Trump dhe burri i saj zbarkojnë në Vlorë
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë...
-
Ferizaj: 74-vjeçari vd*es në rrugë, policia jep detaje
Një burrë i moshës 74 vjeçare ka humbur jetën sot në një rrugë në Ferizaj, sh...
-
Ymeri dorëzon kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale: Dyshime për manipulim të tregut të energjisë dhe luftë ekonomike nga Serbia ndaj Kosovës
Inxhinierja Janina Ymeri ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kërkesë formale ...
-
Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita
Organizata prestigjioze “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” me 19 qershor të kët...
-
Meloni dhe Macron thirrje SHBA-së: Tarifat janë pa sens
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron...
-
“I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të parë për mediat ndë...
-
Ambasadori i BeH-së mbi evakuimin dramatik nga Irani: Një armëpushim nuk është paqe
Ambasadori boshnjak në Iran, Nijaz Çardaklija, ka ndarë rrëfimin e tij për ev...
-
Faton Peci sot bëhet zyrtarisht kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës
Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, do të zyrtarizohet sot si kandida...
-
Koci i shkruan letër Albin Kurtit
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci i ka shkruar një letër kryeministrit n...
-
Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, e krahasoi të mërkurën presid...
-
22 persona u lënduan në aksidente, 30 persona u arrestuan për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore për të mërkurën, ku theksoh...