Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Abelard Tahirit: Do të shihemi në gjyq
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 22 February 2020
Bashkëshorti i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka reaguar ndaj deputetit të PDK-së Abelard Tahiri pas deklaratave te tij për punësimin e Sadriut në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Bashkëshorti i Kryekuvendares i ka quajtur shpifje deklaratat e Tahirit, që ai është konsull.
“Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri sonte në televizionin RTV21 paska shpifur në disa raste rreth angazhimit tim profesional në MPJ. Së pari paska shpifur me faktin se unë, sipas tij, qenkam “Konsull” gjë që nuk qëndron sepse asnjëherë nuk kam mbajtur grada konsullore dhe nuk kam punuar në atë sektor”, ka shkruar Sadriu në Facebook.
Sadriu ka thënë se Tahiri ka shpifur kur ka thënë se ai është punësuar në MPJ sepse është bashkëshort i Vjosa Osmanit.
“Shpifjen e dytë z. Tahiri e bën kur thotë se unë qenkam punësuar në MPJ vetëm pse jam bashkëshort i Vjosa Osmanit. Sa për sqarim, unë kam filluar punën në MPJ më 1 gusht 2008 si gjeneratë e parë e diplomatëve të karrierës, ndërsa në lidhje bashkëshortore me Vjosën jam nga viti 2012. Pra plot 4 vite pas punësimit tim në MPJ”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Tahiri që të kërkojë falje për këto shpifje ose në të kundërtën do të shihen në gjyq.
“Për këto tri shpifje z. Tahiri bën mirë të më kursej mua dhe vetes kohën dhe të kërkoj falje të menjëhershme, në të kundërtën nëse kjo nuk ndodhë, të hënën do të nis procedurat e mbrojtjes ligjore dhe kompenzimit financiar dhe me z. Tahiri do të shihemi në seanca gjyqësore”, ka thënë Sadriu./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...