Lajme

Bashkëshorti dy herë vrasës, skena makabre me të cilën u përball policia në Shkodër

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 08 May 2017

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, kur pak pas mesnate një 74-vjeçar vrau me çifte bashkëshorten e tij të katërt. Krimi në familje ndodhi në fshatin Guci e Re të Shkodrës rreth orës 00:05.

74-vjeçari Beqir Xhilaj i mori jetën bashkëshortes së tij 45vjeçare, Lumturie Xhilaj, pas një debati për motive të dobëta që ata kanë pasur me njëri-tjetrin. Fqinjët kanë dëgjuar të parët të shtënat e armës dhe kanë njoftuar policinë, por të njëjtën gjë e kishte bërë edhe i moshuari. Veçse, Xhilaj kishte gënjyer efektivët duke deklaruar se gruaja e tij kishte vrarë veten.

Në momentin e mbërritjes në banesën e çiftit, policia është përballur me një skenë horror. Gruaja ka qenë e pajetë në kolltukun ku qëndronte e ulur, ndërsa përballë saj, bashkëshorti vrasës, me një pamje të ftohtë dhe aspak të tronditur nga krimi i rëndë, pinte raki.  Por pavarësisht këtij krimi të rëndë, banoret e zonës kanë deklaruar se Beqir Xhilaj nuk njihej si person problematikë.

-Advertisement-

I shoqëruar në polici, deklarimet e tij kanë qenë mjaft kontradiktore aq sa i moshuari është ndjerë i detyruar të pranojë se ishte ai personi që e qëlloi gruan duke e lënë të vdekur në vend.

Dyshimet e policisë janë që autori ta këtë vrarë gruan nën efektin e alkoolit, por hetimet do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë, e cila nuk është e vetmja në jetën e Beqir Xhilajt. E ndjera Lumturie Xhilaj është gruaja e dytë që vdes nga duart e tij.

Ai në kohën e komunizmit kishte vrarë gruan e parë ndërsa kishte vuajtur dënimin prej më shumë se 15 vite burg. Pasi ishte liruar, në përpjekje për tu hakmarrë ndaj tij të afërmit e viktimës e kishin plagosur duke i humbur njërin krah Xhilajt. Ashtu si vrasjen e 47-vjecares edhe atë të gruas së parë autori i ka raportuar si vetëvrasje. Pas kryerjes së dënimit për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish. Martesa me gruan e dytë ka përfunduar pa tragjedi. Martesa e tretë ishte me gruan që i mori jetën sot. Në dy martesat e para Beqir Xhilaj kishte 4 fëmijë ndërsa me Lumturie Xhilajn nuk kishte fëmijë./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera