Lajme

Bashkëpunimi rajonal, paralajmërimi gjerman për Kosovën kërkohet të merret seriozisht

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 22 September 2024

Paralajmërimet e përfaqësuesve gjerman ndaj Kosovës për përjashtim nga nismat rajonale nëse nuk zhbllokohet vendimmarrja në CEFTA, po kërkohet të merret seriozisht nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Instituti Demokratik i Kosovës.
Sipas tyre, Procesi i Berlinit dhe bashkëpunimi rajonal nuk pranon bllokadën tregtare, andaj duhet të merret parasysh kërkesa për heqjen e masave të sigurisë ndaj mallrave serbe. Mirëpo në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje vazhdojnë të insistojnë për nevojën e mbajtjes së këtyre masave, derisa thonë se përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit apo krijimi i ndonjë mekanizmi rajonal pa Kosovën do të nxiste përçarje ndërmjet shteteve në Ballkanin Perëndimor.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, thotë për KosovaPress, se qeveria Kurti nuk duhet të sillet me arrogancë karshi kërkesave gjermane për bashkëpunim rajonal.

Sipas saj, paralajmërimet e ministres gjermane për Evropën, Anna Luhrmann dhe emisarit Manuel Sarrazin ndaj Kosovës duhet të merren seriozisht, në të kundërtën siç thotë ajo Kosova rrezikon të mbetet e izoluar në rajon.
Me shqetësim kërcënimin gjerman ndaj Kosovës e sheh edhe Violeta Haxholli nga KDI.

-Advertisement-

Ajo thotë për KosovaPress se Gjermania si inicuese e Procesit të Berlinit dëshiron që në samitin e radhës në muajin tetor, të ketë hapa konkret për tregun e përbashkët rajonal, andaj nuk dëshiron bllokada tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, ajo e sheh si të pamundur rikthimin në tavolinë të Ballkanit të Hapur, si nismë për bashkëpunim rajonal.
Në anën tjetër, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, thotë për KosovaPress, se Sarrazin apo kushdo tjetër mund të kërcënojnë Kosovën për largim nga nismat rajonale, mirëpo një gjë e tillë është e vështirë të ndodh.

Kryeziu e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, thotë se nëse krijohet një mekanizëm i ri rajonal pa Kosovën, atëherë ky nuk do të krijohet për të afruar shtetet drejt BE-së por të për të shtuar edhe më shumë përçarjen brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në prag të samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 14 tetor, Gjermania po insiston që Kosova të largoi masat e sigurisë ndaj mallrave serbe, të vendosura pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit në Banjskë.
Lexo po ashtuStereotipat mediale po i largojnë nxënësit e komuniteteve nga shkollaSipas tyre, pas largimit të këtyre masave do të zhbllokohej organizata rajonale CEFTA, ku po ashtu do të hiqej përfaqësimi i Kosovës nga UNMIK.
Qëndrimin e njëjtë e shprehu gjatë kësaj jave edhe ministrja gjermane Evropë dhe Klimë Anna Luhrmann, gjatë qëndrimit në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera